Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve që ndodhen në paraburgim për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, do të mbahet sot, në ora 09:30.
Lajmi është konfirmuar nga Melihate Gashi, Zyrtare për Informim dhe Komunikim me Media, për portalin Arbresh.info.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M. është caktuar të mbahet me datë 17.04.2025 në ora 09:30”, tha ajo.
Të akuzuarit – V.T. (Tolliq), B.S. (Spasojeviq) dhe D.M. (Maksimoviq) – u arrestuan pas sulmit të armatosur më 24 shtator 2023 në Banjskë. Ata janë të vetmit nga gjithsej 45 të akuzuarit për këtë rast që ndodhen në paraburgim dhe në dispozicion të drejtësisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për terrorizëm dhe vepra të rënda penale, të cilët dyshohen se përmes dhunës dhe armatimit të rëndë, synuan shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Gjatë sulmit, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u rrezikua jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe e popullatës civile./Arbresh.info
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...