Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari” është rritur në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas statistikave të ASK-së, në muajin shkurt 2024 numri i fluturimeve ishte 796, kurse në muajin shkurt të vitit 2025 numri i fluturimeve të realizuara ishte 944, ose 18,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Nderisa në shkurt të vitit 2024 numri i udhëtarëve ishte gjithsej 265 mijë e 421, ndërsa në shkurt 2025 numri i udhëtarëve në total ishte 307 mijë e 207, ose 15,7% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2024.
“Në muajin shkurt 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 944, ose 18,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 307 207, ose 15,7% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Shkurt 2024)”, thuhet në raportin e ASK-së./Arbresh.info

Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...