Real Madridi sonte luan ndaj Arsenalit, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League.
Rezultati nga ndeshja e parë është 3-0 në të mirë të ‘Topçinjëve’, shkruan Arbresh.info.
E për ta rikthyer sonte rezultatin, Real Madridi ka nevojë për tifozët në Bernabeu dhe kjo duket se nuk do jetë fare problem.
Tifozët e Realit kanë bërë një pritje fenomenale për ekipin në rrugët e qytetit, duke treguar kështu mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë për ekipin sonte dhe jo vetëm.
Reali ka ditur të bëj gjithnjë kthesa të mëdha në Ligën e Kampionëve, mbetet të shihet nëse një e tillë do të ndodh sonte.
Takimi fillon pas gjysmë ore./Arbresh.info
? ¡Menudo recibimiento! ? pic.twitter.com/2hmciU6zDa
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 16, 2025
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!