Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën konstituive ku pritet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët.
Seanca pritet të mbahet në ora 10:00, shkruan Arbresh.info.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i cili konfirmoi pjesëmarrjen e deputetëve nga partia e tij në këtë seancë.
“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë. LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.”, ka shkruar ai.
LEXO EDHE:
Abixhiku: Deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën konstituive që duhet të ndodhë nesër
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, të martën ka dështuar të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë votuar kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk i kanë dorëzuar me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë.
Neni 26 i këtij ligji përcakton që anëtarët e ekzekutivit, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje nga postet në ekzekutiv një ditë para certifikimit të tyre nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet, më 15 prill i ka dërguar kryetarit të legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca, një letër me njoftimin për dorëheqje, e cila sipas tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e ka njoftuar KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.
KQZ-ja certifikoi rezultatin zgjedhor më 27 mars./Arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë