Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me shoqatat e turizmit në vend.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u ndal edhe tek programi i PD për turizmin.
Berisha tha se shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezonit.
“Ne së bashku me këto shoqata, do të arrijmë një marrëveshje ku shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve. Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri, se ne nuk kemi potencial më të vogël se ata”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “do të bëhet gjithçka për zgjatjen sa më të madhe të sezonit turistik”.
“Ka shumë mundësira. Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër. Ne e nisëm këtë. E nisëm me ngritjen e infrastrukturës nga Çajupi, gjer në Vermosh dhe Valbonë, por kjo do të vazhdojë dhe do të bëjmë çdo gjë që kudo ku ka potenciale turistike, të shfrytëzohen”, tha Berisha.
Sipas Berishës, “turizmi i jep një shtytje shumë të madhe prodhimit vendas”.
“Turizmi është shërbim, por indirekt është stimul i fuqishëm i prodhimit bujqësor, blegtoral, artizanal, etj. Pra është një sektor që punëson shumë më tepër jashtë logjistikës së vet, me mijëra e mijëra punëtorë. Dhe në këtë kontekst, ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të jetë e ngjitur me industrinë turistike”, tha Berisha.
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...