
Baby Boy Holding Mothers Hand
Të dhënat preliminare në baza mujore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) bëjnë të ditur se në muajin shkurt 2025 në Kosovë dhe jashtë saj u lindën mbi 1,900 foshnje.
“Në muajin shkurt 2025 janë regjistruar 1,955 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1,024 lindje janë meshkuj dhe 931 lindje janë femra.” – thuhet në komunikatën e ASK-së.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 965 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 535 janë meshkuj dhe 430 janë femra.
Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas Dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e Regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në Regjistrat e lartcekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
Tutje, ASK thotë se do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes Pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...