Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha sot se nga seanca e së martës u kuptua se Lëvizja Vetëvendosje i ka vetëm 52 vota, e që nuk mjaftojnë siç tha ai as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.
Mustafa në një postim në Facebook shkruan se LVV nuk i ka 61 vota, shkruan Arbresh.info.
“52 nuk janë 61. Mbi të gjitha dje kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota që s’mjaftojnë as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, e aq më pak kryeministrin dhe ministrat e Qeverisë. 52 nuk janë 61”, shkruan ai.
Ndryshe, të martën dështoi seanca konstituive pasi nuk u votua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...