Ish-banorja e BBVAL 4, Loredana u shpreh se ndihet keq dhe distancohet nga veprimi që ka bërë Jozi ndaj Gjestit.
Ajo se pas kësaj ka marrë vendime, por nuk zgjodhi t’i ndante, ndërsa tregoi se nuk ka pasur një takim apo komunikim me Jozin pasi dolën nga shtëpia.
“Vazhdon tensioni, akoma nuk ka pasur zhvillim situata. Do kisha pritur të shihja klipin, do kisha dashur ta kaloja kohën pas BB me Jozin dhe të diskutonim çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Thjeshtë nuk ndodhi. Akoma nuk e di mirë se ku jam, ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihej nga askush, distancohem komplet nga sjellja që ka pasur Jozi ndaj Gjestit, është e papranueshme dhe më vjen keq që e bëri”, tha Lori në Fun Club.
“Familja ime ishte më shumë e preokupuar për qetësinë time. Nuk pendohem për asgjë në jetë, gjithçka ndodh për një arsye dhe duhej të ndodhte kështu. Nëse do kthehesha pas do bëja të njëjtin rrugëtim sepse mësova. Marrëdhënia me Jozin… kam marrë një vendim por akoma nuk dua të shprehem. Më ka bërë që të marr vendimet e mia, nuk dua ta agravoj situatën”, tha ajo.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...