Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.
Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Arbresh.info.
Pika e parë e rendit të ditës është caktimi i një deputeti nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve.
Pas verifikimit pritet verifikimi i vlefshmërisë së mandateve të deputetëve, si dhe kuorumin në seancën konstituive, deputetët do ta bëjnë betimin solemn.
Më pas, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e kryetarit të këtij legjislativi, pozitë kjo e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka numrin më të madh të deputetëve.
Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit janë të domosdoshme votat e së paku 61 deputetëve.
Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do të përmbyllë konstituimin e institucionit ligjvënës të Kosovës./Arbresh.info
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...