Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar vrasjen e 45 shqiptarëve në Sllovi të Lipjanit ku më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Kosovë.
Osmani ka thënë se ata u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë, teksa kujtesa për ta është thirrje për drejtësi.
“45 shqiptarë u vranë dhe u masakruan mizorisht, ndërsa shumë të tjerë u plagosën, vetëm pse ishin shqiptarë. I kujtojmë me respekt jetët e pafajshme që u shuan në ato ditë. Kujtesa për ta është thirrje për drejtësi. Lavdi e përjetshme martirëve të Sllovisë!”, ka thënë Osmani.
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah