Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI171/24, të parashtruar nga Fejzullah Hasani, duke konstatuar shkelje të të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Rrethanat e rastit konkret kanë të bëjnë me një konkurs publik të shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pozitën “Profesor Asistent” në Fakultetin Juridik, përcjell Arbresh.info.
Pasi që parashtruesi i kërkesës kishte aplikuar për pozitën e lartcekur, më 27 nëntor 2018, Senati i Universitetit të Prishtinës e refuzoi kandidaturën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se nuk ka plotësuar kriterin e moshës. Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë në organet e Universitetit të Prishtinës dhe më pas edhe padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kjo e fundit, më 17 dhjetor 2018, aprovoi kërkesëpadinë e tij me Aktgjykimin [C. nr. 35/2019], duke anuluar Vendimin [nr. 4/472] e 5 tetorit 2018, të Senatit të Universitetit të Prishtinës, me arsyetimin se vendosja e kushtit të moshës për të hyrë në një profesion të caktuar mund të bëhet vetëm me ligj dhe se caktimi i tij me Statut nuk është bërë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të të punësuarit.
“Universiteti i Prishtinës kundër vendimeve të lartpërmendura kishte parashtruar kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, e cila e kishte pezulluar marrjen e vendimit në lidhje me padinë e parashtruesit të kërkesës dhe çështjen e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim kushtetues të normës së Statutit të Universitetit të Prishtinës. Më 30 gusht 2023, Gjykata Kushtetuese kishte nxjerr Aktvendim KO147/22, përkitazi me çështjen e referuar nga Gjykata Supreme, përmes së cilit e deklaroi kërkesën të papranueshme, me arsyetimin se objekt i vlerësimit pranë Gjykatës Kushtetuese mund të jenë vetëm “Ligjet” e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe jo edhe aktet e tjera juridike. Pas vendosjes për kërkesën e Gjykatës Supreme, kjo e fundit më pas kishte nxjerr Aktgjykimin e kontestuar, përmes të cilit i ndryshoi aktgjykimet e instancave më të ulëta, duke e refuzuar padinë e parashtruesit të kërkesës në tërësi, me arsyetimin se Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale duke i tejkaluar kompetencat e tyre kur kanë interpretuar dhe vlerësuar përputhshmërinë e normës së Statutit të Universitetit të Prishtinës me Kushtetutën, dhe se kjo kompetencë i takon Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, Gjykata pasi analizoi përmbajtjen e aktgjykimeve të gjykatave të rregullta vlerësoi se, Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit nuk u morën me vlerësimin e përputhshmërisë së normës së Statutit të Universiteti të Prishtinës me Kushtetutën, ashtu siç ishte shprehur Gjykata Supreme.
“Gjykata, në këtë rast vuri në pah se, Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit në të vërtetë u morën me kolizionin e normave sipas epërsisë dhe fuqisë juridike që e gëzojnë ato në rregullimin e materies së njëjtë, përkatësisht në përcaktimin e kufirit “moshë” për të hyrë në një profesion dhe marrëdhënie pune, duke e interpretuar këtë kriter bazuar në natyrën e profesionit që do të ushtrohet. Për më tepër, Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës pranë Gjykatës Supreme në mënyrë specifike kishte kërkuar të trajtohej “lejueshmëria e revizionit” të ushtruar nga Universiteti i Prishtinës, në kuptim të nenit 211 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, me pretendimin se ky mjet juridik i jashtëzakonshëm nuk mund të ushtrohej kundër aktgjykimeve të gjykatave të instancës më të ulët, sepse në rrethanat konkrete nuk bëhej fjalë për “shuarje të marrëdhënies së punës”, duke u shprehur se revizioni në këto rast është i palejuar. Në lidhje me këtë pretendim specifik, Gjykata konstatoi se Gjykata Supreme nuk e kishte adresuar fare këtë çështje”, thuhet më tej në njoftim.
Gjykata konkludoi se mosadresimi dhe mosarsyetimi i pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës, në dritën e rrethanave të këtij rasti, përbën një të metë procedurale të pakapërcyeshme e cila nuk është në pajtueshmëri me të drejtën për një vendim të arsyetuar dhe të arsyeshëm gjyqësor.
“Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se Aktgjykimi [Rev. nr. 505/2021] i 7 majit 2024, i Gjykatës Supreme nuk është në pajtueshmëri me kërkesat e paragrafit 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe të paragrafit 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...