Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot.
Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë si drejtësia, arsimi, kultura dhe ekonomia, shkruan Arbresh.info.
Në veçanti, u vlerësua roli i Belgjikës në mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
“Ky takim ofroi një mundësi të rëndësishme për të theksuar miqësinë e sinqertë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Gërvalla theksoi rëndësinë që Republika e Kosovës të trajtohet si partnere e barabartë në të gjitha forumet evropiane dhe nënvizoi se mbështetja për Kosovën duhet të përkthehet në veprime konkrete që ndihmojnë integrimin e vendit në familjen evropiane dhe përmbushjen e synimeve euroatlantike.
“Një vlerë e veçantë në marrëdhëniet tona e ka diaspora jonë në Belgjikë, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në forcimin e lidhjeve dypalëshe. Ka potencial të jashtëzakonshëm për ta shfrytëzuar këtë urë të fortë përmes projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore dhe zhvillimore,” tha ajo./Arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...