Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasoj e një aksidenti të rëndë mes trenit dhe një veture në fshatin Jagod të Klinës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth kilometrës 60+958 të linjës hekurudhore, ndërsa autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e plota të aksidentit.
Pas ngjarjes, kompania hekurudhore Trainkos ka reaguar me një njoftim për opinionin publik, duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës dhe duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
LEXO EDHE:
Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, një nga të lënduarit dërgohet në QKUK
“Na vjen keq, se si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot, një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Familjes së viktimës dhe gjithë farefisit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të thella”, thuhet në njoftimin e Trainkos.
Trainkos ka bërë thirrje për respektim rigoroz të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se kalimi hekurudhor ku ndodhi aksidenti ishte i pajisur me sinjalizim dhe shenja përkatëse.
Sipas raportit fillestar të komisionit për raste të jashtëzakonshme, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit.
LEXO EDHE:
Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, tre të lënduarit po trajtohen në Emergjencën e Pejës
“Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thekson Trainkos.
Kompania gjithashtu ka apeluar për kujdes maksimal dhe për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor, me qëllim që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.
LEXO EDHE:
Treni godet veturën në Jagodë të Klinës, një i vdekur e tre të lënduar
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...