Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mori pjesë në garën tradicionale të skijimit “Kupa e Gjeravicës”, e cila u mbajt në bjeshkët e bukura të Belegut dhe u organizua nga Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë së Kosovës.
Haradinaj u shpreh i inkurajuar nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe rritja e interesimit për sportet dimërore në vend.
Ai theksoi se bukuritë natyrore të Kosovës dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët janë dëshmi e potencialit të madh për zhvillimin e mëtejmë të turizmit dhe sportit të skijimit.
“Bashkë me shumë qytetarë, në bjeshkën e bukur të Belegut, pamë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës. Është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë natyrore dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë potencialin e madh për zhvillimin e turizmit dhe sportit të skijimit në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj.
“Kupa e Gjeravicës” po kthehet në një ngjarje të rëndësishme për promovimin e sporteve dimërore dhe turizmit malor në rajonin e Dukagjinit./Arbresh.info/
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...