Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.
Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme, Rama ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.
“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, thekson më tej Rama.
Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.
Ndërkohë, më herët gjatë këtij turi, Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Düsseldorf (Gjermani), në Nju Jork (SHBA), si dhe në Londër (Angli). Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, Rama vizitoi edhe qytetin e Selanikut në Greqi, si dhe zhvilloi një takim të mëparshëm në Milano.
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...