Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë një përditësim sa i përket skuadrës së tij para udhëtimit në Spanjë për duelin ndaj Real Madridit javën e ardhshme.
Ekipi i Artetas do të udhëtojë në Madrid me një epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë, falë paraqitjes fantastike që patën në Londër.
Dy gola nga Declan Rice dhe një nga Mikel Merino tashmë kanë bërë që spanjolli të jetë i fokusuar tërësisht vetëm në Ligën e Kampionëve, me Liverpoolin që me shumë gjasa do ta fitojë Ligën Premier.
Kjo ka reflektuar edhe në përzgjedhjet e tij në ndeshjen ndaj Brentfordit e cila përfundoi baras 1-1, ku disa lojtarë të formacionit titullar mbetën në bankën rezervë.
Jorginho u detyrua të largohet në minutat e fundit pas një lëndimi në brinjë, me Artetan që tashmë kishte përdorur të gjitha zëvendësiemt e tij.
Ai nuk pritet të startojë në Madrid por pyetja kryesore pas ndeshjes kishte të bëjë me Thomas Partey i cili impresionoi si mbrojtës i djathtë.
Arteta shpreson që ta ketë Ben White në ekip për javën e ardhshme ose do të luajë me Jurrien Timber në atë pozitë, me Partey në mesfushë së bashku me Rice.
Sidoqoftë, tifozët vërejtën se Partey po çalonte teksa po e lëshonte fushen dhe Arteta po pret testet mjekësore tani.
“Partey pati një problem kështu që e larguam, pasi ne nuk deshëm të ndërmarrim ndonjë rrezik”.
“Ai ndjeu diçka, kështu që ne morëm një vendim. Ne nuk e dimë nëse ai do të jetë gati të mërkurën, nuk kam biseduar ende me doktorët”, ka thënë Arteta./Telegrafi/
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...