Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltari politik, Donik Sallova, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul të Koresë së Jugut të organizuar nga Universal Peace Federation.
Në samit po marrin pjesë me dhjetëra kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota, si dhe figura të rëndësishme parlamentare.
Aktiviteti kryesor i samitit ishte themelimi i “Konferencës Ndërparlamentare të Kryetarëve të Kuvendit”, ku Kosova bashkë me shumë parlamente u bë bashkëthemeluese e këtij mekanizmi.
Kjo konferencë ndërparlamentare e kryetarëve do të shërbejë si platformë e nivelit të lartë e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin regjional dhe dialogun ndërmjet liderëve të legjislativit në botë.
Mision do ta ketë avancimin e parimeve të ndërvarshmërisë, prosperitetit të përbashkët dhe përhapjen e vlerave të përbashkëta përmes diplomacisë parlamentare.
Kryetari Konjufca përveç pjesëmarrjes në themelimin e kësaj konference ndërparlamemtare, mori pjesë edhe në panele të ndryshme diskutimi nga ku paraqiti këndvështrimin e Kosovës kundrejt sfidave që po e ndryshojnë rendin botëror. Konferenca do të mbyllë punimet më 13 prill 2025./Arbresh.info
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin