Autoritetet zvicerane kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë dhënë detaje rreth një ngjarjeje tragjike që ka tronditur komunitetin lokal. Dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në Epagny, të cilës më pas i është vënë edhe zjarri.
Sipas kreut të Njësisë së Krimit të Përgjithshëm dhe Policisë së Sigurisë, Cédric Aebischer, viktimat janë identifikuar të premten si një çift nga Kosova – Blerim R., 41 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, 39 vjeçare.
Sipas të dhënave paraprake, burri ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij katër herë dhe më pas ka kryer vetëvrasje me një të shtënë. Sipas mediave zvicerane, ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes, kur Blerim R. kishte shkuar në vendin ku punonte gruaja si pastruese. Para shtëpisë, ai ishte përballur me pronarin e objektit, i cili i kishte kërkuar të largohej. Menjëherë pas kësaj, ai ka hapur zjarr.
Gruaja është qëlluar në katin përdhesë të shtëpisë, ndërsa burri ka vrarë veten në katin e sipërm. Më vonë, shtëpia është përfshirë nga flakët. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht nga autori, por autoritetet nuk përjashtojnë edhe pista të tjera.
Prokurori i Përgjithshëm, Fabien Gasser, ka konfirmuar se Blerim R. ishte arrestuar më 18 shtator 2024 për dhunë në familje dhe ishte liruar më 5 dhjetor të po këtij viti me disa kushte./Arbresh.info

“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...