Irani kërkon që të arrihet një marrëveshje “e vërtet dhe fer” me Uashingtonin për programin e tij bërthamor, tha një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Uashingtoni dhe Teherani do të takohen në fundjavë në Oman për të diskutuar për programin bërthamor iranian, duke synuar që të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje.
Muajin e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, i shkroi një letër Khameneit, duke i bërë thirrje për negociata dhe duke paralajmëruar për mundësinë e një veprimi ushtarak në rast të refuzimit nga Irani.
“Teherani synon një marrëveshje të vërtet dhe fer. Janë gati propozimet e rëndësishme dhe të zbatueshme”, tha këshilltari i Khameneit, Ali Shamkhani përmes një postimi në X.
Presidenti iranian Masud Pezeshkian (i dyti djathtas) dhe kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami (djathtas) marrin pjesë në një
Ai konfirmoi se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, është nisur për në Oman dhe se ka “autoritetin e plotë për negociata indirekte me Amerikën”, duke shtuar se nëse Uashingtoni shfaq vullnet të mirë, rruga përpara mund të jetë “e lehtë”.
Para bisedimeve, Trump ka përsëritur se një veprim ushtarak është i mundur, nëse bisedimet dështojnë.
Irani u përgjigj duke thënë se Teherani do të dëbojë inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara, duke nxitur një paralajmërim tjetër nga SHBA-ja se një gjë e tillë do të përbënte përshkallëzim.
Irani vazhdimisht ka mohuar se synon të krijojë armë bërthamore.
Më 2015, Irani arriti marrëveshje me fuqitë bërthamore, që mundësoi lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit. Por, më 2018 Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione. Më pas, Irani nisi të shkelte kufizimet e parapara në marrëveshje./rel
Franga, dollarë dhe euro, dy qytetarë të Podujevës gjejnë ku...
“Liria ka emër” mban konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës