Një grua ka rënë nga kati i shtatë në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Tutje, policia për Arbresh.info tha se rreth orës 16:00, kanë pranuar informatën se një grua ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...