Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot heroin e kombit, Agim Ramadani – Katana, në 26 vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar lart kontributin, guximin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se Agim Ramadani ishte simbol i trimërisë, urtësisë dhe vendosmërisë në luftën për çlirim.
“Sot e gjithmonë e nderojmë veprën madhështore të Agim Ramadanit – strategut të luftës, poetit të shpirtit të lirë dhe komandantit të paepur të UÇK-së. Ai ishte ndër shtyllat e luftës së lavdishme në Koshare, aty ku u thye përfundimisht kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Lavdia e tij është e përjetshme”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se Partia Demokratike e Kosovës, si trashëgimtare politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe nderuar kujtimin e luftëtarëve të lirisë, duke punuar për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të zhvilluar./Arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin