Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës të premten do të mbajë konferencë për media për rritjen e çmimit të energjisë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se konferenca do të zhvillohet nga ora 10:30.
Ndryshe Iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka thirrur një protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), e cila ka miratuar një rritje të tarifave të rrymës prej 15%, që do të hyjë në fuqi nga data 1 maj.
Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka deklaruar se shkaktari kryesor i kësaj rritjeje është çmimi që ka pësuar rryma në bursat ndërkombëtare të energjisë elektrike.
Kjo protestë vjen pas reagimeve të shumta nga qytetarët, të cilët shprehin shqetësimin për ndërlikimet që mund të sjellë kjo rritje për buxhetet e familjeve kosovare./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...