Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova synon të forcojë aleancën me ShBA-në gjatë administratës Trump.
Osmani në intervistën e dhënë për influencerin e njohur australian, Mario Naëfal, ka thënë se “që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne”.
Osmani ka deklaruar se shpërbërja e Jugosllavisë kishte nisur në momentin kur Sllobodan Millosheviq kishte filluar t’i luftojë të gjithë ata që s’mendonin si ai, duke filluar me Slloveninë e Kroacinë, pastaj Bosnje e Hercegovinën dhe në fund edhe me Kosovën.
Ajo ka thënë se lufta e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë nuk ishte thjesht për territor, por ishte një luftë kundër civilëve, grave e fëmijëve, sepse siç thotë shefja e shtetit të Kosovës, regjimi i Millosheviqit deshi të shkaktojë një dëm ndër gjenerata në Kosovë.
Shtoi se qëllimi i Sllobodan Millosheviqit ishte qe të zhdukte shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut dhe se një gjë të tillë mrekullisht e ndalën demokracitë e botës në krye me SHBA-në.
Prandaj thotë Osmani, Kosova sot është vendi më pro-amerikan në botë.“Millosheviqi deshi t’na fshijë nga faqja e dheut. Dhe mrekullisht demokracitë nga e gjithë bota na shpëtuan, që u drejtuan nga SHBA-ja dhe shpëtuan jetët tona.
Prandaj është shumë normal të them se Kosova sot është vendi më pro-amerikan në botë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar Kosova do të qëndrojë: e pathyeshme, e palëkundur, e përjetshme, ashtu si edhe aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LEXO EDHE
Osmani: Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...
RENEA e Shqipërisë me paraqitje fantastike në elitën botëror...
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...