Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se Kosova synon të forcojë edhe më shumë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka thënë se SHBA-të, kanë qenë afër Kosovës që nga nata më e errët e luftës e deri te mëngjesi i lirisë, shkruan Arbresh.info
“Kosova do të qëndrojë: e pathyeshme, e palëkundur, e përjetshme. Ashtu si edhe aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Osmani në Facebook.
Postimi i Osmanit:
Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë – Amerika ishte aty për ne!
Këtë aleancë synojmë ta forcojmë edhe më shumë bashkë me Presidentin Trump dhe Administratën e tij.
Në një intervistë me Mario Naëfal, fola për rrugëtimin e Kosovës – nga e kaluara e dhimbshme e deri te ndërtimi i një djepi të lirisë me demokraci të fortë e me vizion për të ardhmen.
Kosova do të qëndrojë: e pathyeshme, e palëkundur, e përjetshme. Ashtu si edhe aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...