Vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4.
Tashmë janë zgjedhur finalistët e parë, Rozana dhe Laerti, ndonëse dy të tjerë do të shpallen të shtunën.
Gjesti ndërkohë po vazhdon të ketë një përkrahje të madhe jashtë Big Brother dhe shumë nga njerëzit e konsiderojnë si fitues.

I fundit që ka reaguar ka qenë këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blero Muharremi.
Në një postim në InstaStory, artisti shqiptar thekson se nëse nuk fiton Gjesti, do të ketë diçka për të thënë.
“Nëse ky nuk fiton, atëherë kam diçka për t’iu thënë të gjithëve. Pritni”, ka shkruar ai.
Duhet theksuar që finalja e madhe e këtij edicioni do të mbahet më 19 prill (e shtunë). /Telegrafi/
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...