Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe të përmbahen nga retorikat eskaluese mes të dyja vendeve.
Gjatë fjalimit të tij, ai tha se qëllimi përfundimtar mes të dyja vendeve duhet të jetë njohja reciproke.
“Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese”.
“Qëllimi përfundimitar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe kur krijohet klima për investime ndërkombëtare”, tha Kelly.
Kelly foli edhe edhe për çështjen e UNMIK-ut në Kosovë, ku tha se tashmë është koha që të mbyllet UNMIK-u.
“UNMIK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. UNMIK-u ka tepër shumë staf, për sa i përket UNMIK-ut inkurajojmë që takimet të jenë me dyer të mbyllura dhe besojmë se ky raportim duhet të reduktohet në baza 1-vjeçare”.
“Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferoj funksionet e veta tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren që kanë funksion më të mirë për këtë punë, ashtu që procesi drejt mbarimit të misionit të jetë gradual dhe jo i paparashikuar”.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...