Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë të martë një marrëveshje për prodhimin e anijeve, që përfshin jo vetëm përmbushjen e nevojave të flotës shqiptare, por edhe mundësitë e eksportit në të ardhmen. Marrëveshja u realizua midis kompanisë italiane të ndërtimit të anijeve, Fincanteri, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.
Në ceremoninë e nënshkrimit, u firmos gjithashtu Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare, një hap tjetër në përmirësimin e mundësive të mbrojtjes detare të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Ramatheksoi se kjo nuk është vetëm një marrëveshje materiale, por një mundësi për të krijuar një sinergji të re dhe energji pozitive. Ai u shpreh: “Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve.”
Rama gjithashtu falënderoi ekipin për angazhimin e treguar dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për të ardhmen e forcës detare shqiptare.
Homologu i tij italian, ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, tha se marrëveshja është një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e Italisë për të vazhduar bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë.
Ai theksoi:“Raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit, që do të forcohet. Nën udhëheqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni, ne do të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat.”
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...