Pas muajit Maj platforma e WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të vjetra të iPhone. Bëhet fjalë pikërisht për iOS më të vjetra sesa 15.1. Këtu përfshihet seria e iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Pra pas datës 5 Maj përdoruesit që kanë në xhepat e tyre një model të tillë iPhone bëjnë mirë që ta ndryshojnë.
Disa ndryshime në përshtatjen e aplikacionit me sistemet operative nënkuptojnë që disa modele të vjetra celularësh nuk mund ta mbështetin funksionimin e tij. Gjigandi i teknologjisë Meta thotë se ndryshimet në WhatsApp janë përditësime të zakonshme në mënyrë të tillë që aplikacioni të jetë i sigurt dhe sa më funksional në pajisjet e reja.
Numri i personave që mund të preken nuk parashikohet të jetë shumë i madh sepse bëhet fjalë për ata që përdorin celularë të cilët janë në treg prej më shumë se 10 vitesh./abcnews.al
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...