Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar dje një ftesë për takim kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Në lidhje me këtë, sot pritet që Abdixhiku të mbajë një takim me nënkryetarët dhe sekretarët e partisë për të diskutuar dhe marrë një vendim rreth ftesës së Kurtit.
Sipas burimeve, takimi i LDK-së do të zhvillohet në orën 16:00.
Ndërkohë, LDK-ja është partia e vetme që ka marrë ftesë zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje.
LEXO EDHE:
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare