Dy persona të maskuar nën kërcënimin e pistoletës dhe thikës, i kanë grabitur telefonin dhe para të gatshme viktimës në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 07.04.2025 – 01:55. Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër