Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për Ditën e Çlirimit.
Shoqatat kanë theksuar se ky vendim është marrë si shprehje e qëndrimit kundër “qasjes përbuzëse dhe mosrespektuese” që, sipas tyre, ka treguar kjo qeveri.
“Këtë vendim e kemi marrë si shprehje të qëndrimit tonë të qartë kundër qasjes përbuzëse dhe mosrespektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet”, thuhet në njoftim.
“Ftesës për pjesëmarrje i themi JO.Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, potencohet në fund.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës