Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog është njoftuar se në njё lokal nё Istog, ka tё shtёna me armё zjarri dhe njё person ёshtё i lënduar.
Sipas njoftimit, policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendin ngjarjes janё vërejtur gjurmё gjaku nё dyshemenë e lokalit, gjithashtu njё xham i dëmtuar nga shkrepja e armёs.
Viktima ёshtё dёrguar nё QKMF-Istog, pёr trajtim mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 04.04.2025, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njёri nga personat e dyshuar, ndёrsa sot me datё 07.04.2025, nё vazhdimësi tё veprimeve hetimore ёshtё arrestuar edhe i dyshuari i dytё, tek i cili ёshtё gjetur dhe sekuestruar, njё (1) armё pistoletё 7.62mm, njё (1) karikator i sё njëjtës armё dhe shtatё (7) copё fishekё 7.62mm.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tё dyshuarit e arrestuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./Arbresh.info/

Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...