Katër “pelegrinët” serbë që u arrestuan të shtunën e javës së kaluar janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 07.04.2025 ka kërkuar masë paraburgimi ndaj tyre.
Sipas Prokurorisë së Gjakovës, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për armët, teksa gjatë kontrollit në veturën me të cilën po lëviznin u janë gjetur armë të ftohta.
Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut./telegrafi
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar