Dukagjjini ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vendasit nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 16-të, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan Arbresh.info.
Nëntë minuta para fundit të pjesës së parë, vendasit shënuan me anë të Hekuran Berishës për 1-0.
Dy gola tjerë i shënoi skuadra klinase në pjesën e parë por edhe ata dy u anuluan për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë në minutën e 54-të, të udhëhequrit e Ismet Munishit shënuan përsëri dhe rezultati shkoi në 2-0, ku realizator ishte Faton Neziri.
Dhjetë minuta më vonë, Llapi fitoi penallti dhe në gol e konkretizoi Ardit Tahiri.
Por që vetëm pesë minuta pas këtij goli, mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë ku Ahmed Januzi u ndëshkua me të kuq.
Deri në fund, Dukagjini e realizoi edhe golin e tretë në minutën e katërt shtesë me realizator Faton Nezirin.
Tashmë pas 27 xhirosh, Dukagjini numëron 35 pikë dhe është i shtati kurse Llapi mbetet i nëntëi me 30 sosh./Arbresh.info
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...