Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit 2009.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky përvjetor e gjen Shqipërinë më të fortë, më të angazhuar dhe më të përkushtuar për sigurinë kombëtare dhe atë rajonale.
“Për herë të parë, mbrojtja dhe siguria nuk kanë më mungesë investimesh në kapital njerëzor, në infrastrukturë apo në fuqi zjarri. Sfida jonë është t’i përdorim burimet financiare në rritje me zgjuarsi dhe qëndrueshmëri, duke zhvilluar industrinë ushtarake dhe ekonominë vendase”.
“Mirënjohës ndaj çdo efektivi të FA-së, familjeve të tyre, dhe çdo hallke të zinxhirit komandues që punon me përkushtim për Shqipërinë”, ka thënë Vengu
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...