Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit po mblidhen në një protestë masive, kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”. Protesta është organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke theksuar se nuk janë përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve.
Sipas marrëveshjes së qeverisë malazeze, një pjesë e bregdetit prej 12 kilometrash plazh do t’u jepet këtyre investitorëve për 99 vjet. Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe përfaqësuesit e Komunës.
“Protesta organizohet si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare, përfshirë Plazhin e Madh – një pasuri e përbashkët dhe simbol identitar i Ulqinit dhe banorëve të tij”, theksohet në njoftimin e Komunës së Ulqinit.
Komuna bën me dije se në këtë protestë po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike në Kuvendin e Komunës, shoqëria civile nga mbarë trevat, si dhe qytetarë të shumtë, të bashkuar për të mbrojtur pronën publike dhe të ardhmen e qytetit.
Për shkak të situatës së krijuar, është anuluar festimi zyrtar i Ditës së Ulqinit, ndërsa mbledhja solemne e Kuvendit Komunal do të mbahet përpara qytetarëve, në kuadër të protestës.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...