Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar mbi përgatitjet për samitin që do të mbahet më 24-26 qershor, për të forcuar lidhjen transatlantike dhe për ta bërë Aleancën një organizatë më të fortë, më parandaluese dhe ku përgjegjësia ndahet në mënyrë të drejtë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në deklaratën e tij në hapjen e ditës së dytë të takimit që mblodhi ministrat e Jashtëm të vendeve aleate më 3-4 prill, tha se do të diskutohen përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë të Holandës më 24-26 qershor.
Ai vuri në dukje se në seancë është e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. “BE-ja po rrit ndjeshëm përpjekjet e saj në mbrojtje dhe mendoj se ne të gjithë e mirëpresim këtë”, tha Rutte.
Në fjalën e tij duke e cilësuar si “një moment të rëndësishëm historik” Buletinin e Bardhë, hartën e re që BE-ja njoftoi më 20 mars për objektivat e vitit 2023 në mbrojtje, Rutte tha: “Tani presim me padurim bashkëpunim më të ngushtë në zbatimin e tij. BE-ja gjithashtu synon të luajë rol më të madh në mbështetjen e Ukrainës”.
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...