Zyrtare: Mats Hummels konfirmon pensionimin nga futbolli në fund të sezonit

19:27 | 4 Prill 2025
R J

Mbrojtësi i Romës, Mats Hummels, ka konfirmuar se ai do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit 2024/2025.

Hummels, i cili pati disa aventura të ndryshme tek Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu, u shpall fitues i Kupës së Botës 2014 dhe luajti titullar në fitoren e Gjermanisë ndaj Argjentinës.

36-vjeçari iu bashkua Romës si lojtar i lirë verën e kaluar dhe ka bërë 18 paraqitje për klubin italian, duke shënuar një gol.

“Duhet shumë, vetëm të kesh trajnerët e duhur në kohën e duhur dhe të jesh i gatshëm në kohën e duhur, të kesh bashkëlojtarët e duhur në kohën e duhur”.

 

“Unë kam parë kaq shumë njerëz, kaq shumë trajnerë, të cilëve i detyrohem atyre shumë. Pa ata, e gjithë karriera ime nuk do të kishte arritur asnjëherë këtë nivel”.

“Do të më mungojë, do të më mungojë tmerrësisht”, ka shkruar Hummels në letrën e tij të lamtumirës.

Reprezentuesi gjerman fitoi 15 trofe gjatë karrierës së tij si lojtar, duke përfshirë pesë tituj të Bundesligës, teksa ishte dy herë finalist i Ligës së Kampionëve me Dortmundin./Telegrafi/