Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka ftuar mediat në takim, për të diskutuar çështjen e tarifave.
Në një njoftim zyrtar, ZRrE-ja ka ftuar nga një përfaqësues prej secilës media të interesuar të marrë pjesë në takim.
“Në vazhdim, ZRRE-ja shpreh gatishmërinë e saj për të zhvilluar një takim me mediat, me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të këtij procesi dhe për të adresuar çështjet që janë me interes të përbashkët. Takimi do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe për të thelluar kuptimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Takimi, sipas ZRrE-së, do të mbahet të hënën e 7 prillit, në ora 10:00 dhe incizimi me kamerë do të lejohet vetëm në 10-minutëshin e parë të takimit.
“Gjatë diskutimit nuk lejohet incizimi me zë apo kamerë”, paralajmëron rreptësisht ZRrE-ja.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin