Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovës (DhTIK) ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur për datën 5 prill, në kundërshtim me rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë.
Nëpërmjet një komunikate, DhTIK ka theksuar se as bizneset, as qytetarët nuk duhet të dëmtohen për shkak të dështimeve të institucioneve në sigurimin e investimeve në prodhimin e energjisë dhe për shkak të neglizhencës në mirëmbajtjen e sistemeve energjetike.
DhTIK ka theksuar gjithashtu se shumë biznese kanë plane për të investuar dhe rritur kapacitetin e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme si era dhe dielli.
“DhTIK rithekson se rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë do të ketë ndikim negativ zinxhirë, pra do të ulë të hyrat e biznesit e për pasoj do ulen edhe të hyrat e buxhetit, do rrezikohen vendet e punës, si dhe bizneset pa dashjen e tyre, do të detyrohen të rrisin çmimin e produkteve, duke u vënë në situatë të vështirë karshi konkurrencës nga jashtë. Në takimet e shumta që kemi mbajtur me bizneset tona anëtare, shumë prej tyre kanë plane për të investuar apo rritur kapacitetin e prodhimit të energjisë nga era dhe dielli, por se këtë po e pamundësojnë ligjet dhe rregulloret e ZRRE-së. Një pengesë e madhe është bërë edhe Ligji për Pronën Publike, i cili ka pamundësuar rritjen e investimeve në prodhim të energjisë dhe sjelljes së investimeve të huaja. Ne poashtu jemi kundër propozimit të Ministrisë së Ekonomisë për shtimin e numrit të brezave (blloqeve) të konsumit për mbi 800 kWh”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...