Është vetëdorëzuar të hënën në policinë e Ferizajt personi i cili prej të premtes së kaluar ishte në kërkim për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti kishte kryer vepër penale e klasifikuar si vjedhje e rëndë.
Burime policore kanë bërë të ditur se i dyshuari A. Rr, 35 vjeç, bashkë me të vëllain, në shtëpinë e tyre në fshatin Pleshinë, nga çanta e viktimës, B.Sh,35 vjeç i kishte vjedhur 50 mijë euro, të cilat më pas i kishte fshehur dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
“Pas raportimit të rastit nga e dëmtuara, vajza e tezës e të dyshuarit, hetuesit rajonal menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarit dhe përmes rrugëve operative dhe informacioneve të siguruara, e kanë lokalizuar vend ndodhjen e tij, për të arritur deri te vetëdorëzimi i tij sot”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi.
Bëhet e ditur se i dyshuari kishte kontaktuar familjarët përmes SMS-ve dhe u kishte treguar vendin se ku i kishte fshehur paratë, shumën prej 43 mijë, të cilat në prezencë të policisë dhe familjarëve të të dyshuarit, i kishte marrë viktima.
Mësohet se sot ndërkaq, gjatë vetëdorëzimit në polici, i pandehuri e kishte sjellë edhe pjesën tjetër të parave prej 7 mijë e 100 eurove, të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer të dëmtuarës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...