Cluj dhe Craiova janë takuar në çerekfinale të Kupës së Rumanisë, ku koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa me penallti skuadra e Meriton Korenicës dhe Lindon Emërllahut kaluan tutje.
Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse rastet nuk munguan, me Lindon Emërllahu që r filloi ndeshjen nga minuta e parë.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 50-të me golin e Stefan Baiaram, por nuk vonoi shumë dhe shifrat u barazuan nga Cluj.
Emërllahu asistoi bukur me një top nga gjysma e fushës drejt Mohammed Kamara që shënoi për 1-1.
Në minutën e 75-të në fushë u fut edhe Meriton Korenica, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund.
Cluj kaloi tutje me penallti, duke fituar me rezultat 5-3, ku Emërllahu dhe Korenica arritën të shënonin nga pika e bardhë, duke kaluar tutje në gjysmëfinale, ku do të takohen me Farul Constanta.
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...