Real Madridi të martën mbrëma luan sfidën e parë çerekfinale në “Emirates Stadium” ndaj Arsenalit.
Madrilenët në Londër do të udhëtojnë pa Aurelien Tchoumaenin e suspenduar.
Sipas Marcas edhe Rudiger mund të suspendohet, për shkak të sjelljeve të tij pas sfidës me Atleticon në raundin e 1/8 së finales, shkruan Arbresh.info.
Nëse ndodh kjo atëherë Reali do të ketë vetëm tri opsione për qendrën e mbrojtjes.
Raul Asencio, Jesus Vallejo dhe David Alaba do të jenë tri zgjidhjet që mund të bëj Carlo Ancelotti, për këtë sfidë.
Duke parë formën e dobët të Alabas dhe mungesën e Tchouamenit, ku shumëherë këtë sezon ka luajtur si qendërmbrojtës dhe nëse Rudiger suspendohet mbrojtja e Realit është e përgjysmuar për këtë sfidë.
Ky do të ishte një lajm fantastik për Mikel Artetan dhe Arsenalit ku edhe ata vuajnë nga disa mungesa të rëndësishme për këtë sfidë./Arbresh.info
? ALERTA RÜDIGER
⚠️ El central alemán podría perderse la ida de semifinales ante el Arsenal por su gesto tras la clasificación contra el Atlético en el Metropolitano.
? La UEFA estudia sancionarle con un partido y una multa económica. pic.twitter.com/kmHSdaSszZ
— Sergio Belinchón (@sergiiobelin_) April 3, 2025
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...