Sot, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismajli e bën pranim dorëzimin e Autoambulancës Neonatale.
Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruar Autoambulancën Neonatale, në vlerë prej 198,000,00 euro, e cila do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.
Gjithashtu, kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre.
Klinika e Neonatologjisë mbetet qendra e vetme referente e nivelit tretësor për kujdesin shëndetësor të foshnjave të porsalindura në Kosovë./Arbresh.info/






Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...