Një varkë me 31 persona e nisur nga brigjet turke është mbytur mëngjesin e kësaj të enjteje në brigjet greke. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale fatmirësisht janë shpëtuar 23 persona që ndodheshin në bord, por 7 të tjerë kanë humbur jetën, kurse 1 nuk është gjetur ende nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Mes viktimave janë 3 gra, 1 burrë dhe 2 fëmijë. Një djalë dhe një vajzë përkatësisht të moshës 10 vjeç. Bëhet e ditur gjithashtu se të plagosurit ndodhen në Spitalin e Mitilisë, jashtë rrezikut për jetën dhe në kujdesin e mjekëve.
Autoritet lokale janë duke hetuar sa i takon arsyes që shkaktoi mbyten e anijes, pasi kushtet atmosferike ishin të mira dhe nuk mendohet të jenë shkaktar për tragjedinë./abcnews.al
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër