Portieri i Ipswich Town, Arijanet Muric, është gjobitur me më shumë se 27,000 euro pasi pranoi fajësinë për dy shkelje në trafik.
Muric, 26 vjeç, u akuzua për drejtim të automjetit pa siguracion të palës së tretë në një Bentley Bentayga në Saint Margaret’s Street, në Ipswich. Ai gjithashtu u akuzua për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të makinës.
Portieri kosovar pranoi fajësinë dhe u dënua me një gjobë prej 21,412 paundësh dhe gjashtë pikë në patentë për mungesën e siguracionit në një seancë në Gjykatën e Magjistraturës së Suffolk të martën.
Ndërkohë, për shkeljen e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit, nuk iu dha ndonjë dënim i veçantë.
Shkeljet kanë ndodhur në gusht të vitit të kaluar. Përveç gjobës kryesore, Muric u dënua edhe me një tarifë shtesë prej 2,000 paundësh për viktimat si dhe një tarifë gjyqësore prej 110 paundësh.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës