Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përgëzoi sot kandidatin e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Bardh Spahia, për veprimin e tij në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e integritetit të administratës.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës u dërgua për gjykim nga SPAK për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Spahia u kallëzua nga ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.
Në një prononcim për mediet nga Shkodra, Berisha tha se “Spahia na nderon në Shkodër. Dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do të marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit”.
“Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë. Pra, ai proces na bën nder të gjithëve ne dhe i bën nder Shkodrës dhe çdo qytetari”, tha Berisha.
Kreu i PD-së u shpreh se “Shkodra ka ditur të triumfojë gjithmonë mbi diktatorët dhe diktaturat. Kësaj here, Shkodra do t’u japë leksionin më të merituar atyre që menduan se mund ta nëpërkëmbin”.
“Shkodra është bastion i përjetshëm i vlerave të konservatorizmit, i besimit tek Zoti, tek familja, tek atdheu. Këtu këto vlera nuk kanë vdekur kurrë dhe nuk vdesin kurrë. Këto janë vlerat themelore të lirisë, këto janë vlerat themelore të konservatorizmit”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se “e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama. Por ne jemi kundër politikës së pengjeve”./atsh.al
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...