Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot u takua me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
Pas takimit, Osmani mbajti konferencë për media ku u diskutua për bashkëpunim të ngushtë në mes të dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
“Jam e nderuar që po takohemi serish pas më shume se dy vitesh kur ju ishit ne Kosovë, dhe pas takimeve tona në Washington D.C qe edhe këtu te diskutojmë për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet shteteve tona”, tha Osmani.
Tutje Osmani u shpreh se përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i pandërprere nga mbështetjes e vendit tonë për çlirim pastaj në shpalljen e pavarësisë dhe forcimin e institucioneve tona.
“Sot kemi diskutuar gjerë e gjatë për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes vendeve, jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona, tha ajo.
Krejt në fund Osmani shprehu falënderime ndaj FSK-së, sPolicisë së Kosovës dhe gjitha institucioneve tjera të sigurisë.
“Dua të shpreh mirënjohje dhe falënderime në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, së Policisë së Kosovës dhe gjitha institucioneve tjera të sigurisë, po ashtu diskutuam dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, një mbështetje e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar.”, tha Osmani në fund/Arbresh.info

Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë takimin Zelensky-Puti...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së
Besfort Zeneli shkëlqen me gol në fitoren ndaj Club Brugge
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...