Ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me rastin në Shqipëri ku një person i cili në emër të tij ka kërkuar një shumë të madhe parash.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij dhe ka imituar edhe numrin e tij të telefonit, shkruan Arbresh.info.
“Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri. Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes ËhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.”, ka shkruar ai.
“Mesazhet ishin të tipit: “Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.””, thuhet në njoftim.
Sipas tij, këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.
“Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para. Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë. “, u shpreh ai.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të mos bien pre e mashtrimit.
“JU LUTEM: MOS U MASHTRONI! Unë nuk kërkoj para nga askush. Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt. Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...