Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen në Bruksel në takimin e tyre të rregullt pranveror.
Sikurse edhe takimi i ministrave të Mbrojtjes në shkurt, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar nga përfaqësuesi amerikan. Atëherë pjesëmarrës ishte sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe kësaj radhe është sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Kur Rubios fillimisht iu dha roli në administratën e re të presidentit Donald Trump, shumica e evropianëve u gëzuan. Ai shihej si një “transaltantist” i zjarrtë.
Tani, sipas diplomatëve në NATO me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, ka një lloj nervozizmi. Ndërsa disa thonë “ai ende na kupton ne dhe aleancën”, ata pyesin se sa ndikim ka realisht ai brenda Qeverisë amerikane dhe çfarë do të thotë ai kur bëhet fjalë për Ukrainën, Rusinë dhe Kinën./abcnews.al
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...